Me iniciativë të zyrës komunale për Komunitete dhe Kthim, në kuadër të Garës për Gjakovë të pastër, ka filluar sot aksioni për pastrimin e lagjes “Ali Ibra”.
Ky aksion pastrimi ka përfshirë pjesëmarrjen aktive të shumë banorëve të lagjes, Drejtorinë për Shërbime Publike, OSBE-në, Programin ROMACTED nga Këshilli i Evropës dhe Advancing Together, Caritas Kosova si dhe organizata të tjera vendore dhe ndërkombëtare.
Komuna e Gjakovës është në finalizimin e procedurave ligjore përfillimin e pastrimit të stacionit transfer.