NJOFTIM PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE TË SHPRONËSIMIT
Në mbështetje të paragrafit 7.3 të nenit 8 të Ligjit nr.03/L-139 datë 26.03.2009, për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr.03/L-205 datë 28.10.2010, njoftohen të gjithë subjektet në listën bashkëlidhur këtij Njoftimi se :
- Për arritjen e qëllimit të ligjshëm publik të ndërtimit të projektit i rrugës “Qarkorja e qytetit” – segmenti i parë, mbas plotësimit të të gjitha kushteve të përcaktuara në paragrafin I të Nenit 4 të Ligjit Nr.03/L-139, të dt.26.03.2009, për shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr.03/L-205, të dt.28.10.2010, ka miratuar Vendimin Nr.01-464/01-8136, të dt.03.04.2018, për inicimin e procedurave të shpronësimit për ndërtimin e rrugës “Qarkorja e qytetit” segmenti i parë.
- Komuna do të marrë një Vendim Preliminar mbi ligjshmërinë e shpronësimit të propozuar brenda 30 ditëve kalendarike, mbas përmbushjes së kushteve të përcaktuara në Nenin 9 të Ligjit Nr.03/L-139, dt.26.03.2009, për shpronësimin e pronës së paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet të bëra me Ligjin Nr. 03/L-205, të dt.28.10.2010, lidhur me organizimin e dëgjimit/ve publik.
- Çdo person i interesuar ka të drejtë të paraqesë komentet e tij me shkrim lidhur me shpronësimin e propozuar në Organin shpronësues brenda 30 ditëve kalendarike mbas shpalljes së Vendimit të Kryetarit të Komunës së Gjakovës Nr.01-464/01-8136, të dt.03.04.2018, për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim.
- Komuna do të mbajë një dëgjim publik lidhur me shpronësimin e përhershëm të ndërtimit të rrugës.
- Të gjithë personat të cilët janë zyrtar publik të Komunës në të cilin mbahet dëgjimi publik apo pronarë ose zotërues të interesit në pronën cila gjendet brenda kësaj Komune ose Avokat apo përfaqësues të ligjshëm të këtyre personave, kanë të drejtë të marrin pjesë në dëgjimin publik.
- Çdo person i lartpërmendur do t’i jepet mundësi e arsyeshme për ti shprehur mendimet e tij/saj gojarisht lidhur me shpronësimin e kërkuar në përputhje me paragrafët 2 deri 4 të Nenit 9, të Ligjit Nr.03/L-139, të dt.26.03.2009, për shpronësimin e pronës së paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr.03/L-205, dt.28.10.2010.
- Çdo person i cili dëshiron të marrë pjesë ose të shprehë mendimet e tij / saj në dëgjimin publik duhet të sjellë me vete provat e arsyeshme (dokumente) të cilat dëshmojnë se ai / ajo është në fakt zyrtar publik, pronar ose zotërues i interesit ose Avokat ose përfaqësues i ligjshëm i atij zyrtari publik, pronari ose zotëruesi i interesit.
- Dëgjimi publik lidhur me shpronësimin e kërkuar te të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të komunës së Gjakovës do të mbahet me dt.17.04.2018 në ora 10:00, në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Gjakovës.
- Çdo person i cili nuk është emëruar në njoftim dhe i cili pretendon se zotëron një interes pronësorë ose interes tjetër të ligjshëm në cilindo parcelë të pronës së paluajtshme të përshkruar në njoftim menjëherë duhet të dërgojë në Organin shpronësues një përshkrim të pretendimit të tij/saj, bazën juridike të atij pretendimi si dhe kopjet e certifikuara të çfarëdo dokumenteve që ndërlidhen me atë pretendim.