Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Një delegacion nga Göppingen-i i Gjermanisë e kanë vizituar Gjakovën

Në Gjakovë ka qëndruar një delegacion i gjërë nga komuna mike Göppingen nga Gjermania.
Të prirë nga kryetari i komunës Alex Majer, pjesë e delegacionit janë udhëheqës tjerë komunal, anëtarët e kuvendit të kësaj komune – nga subjekte të ndryshme politike si dhe përfaqësues te bizneseve lokale.
Duke qenë se Göppingeni ka disa të përbashkëta me komunën e Gjakovës, në veçanti kapacitetin ekonomik, ekonomia dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor do të jenë pikat kyçe të kësaj vizite në Gjakovë.
Për këtë arsye, qysh në nisje të agjendës, është organizuar një takim në mes të delegacionit gjerman dhe përfaqësuesve të qeverisë lokale, anëtarëve të Kuvendit Komunal si dhe përfaqësuesve të klubit të biznesit në Gjakovë.
Në një bashkëbisedim të hapur dhe tejet miqësor, përveç shkëmbimit të përvojave dhe ideve është biseduar edhe për mundësitë konkrete që bashkëpunimi në mes Gjakovës dhe Göppingenit të bartet nga niveli politik edhe në nivelin ekonomik, pasi ky edhe ka qenë qëllimi i fillimit të miqësisë nga kryetarët e të dyja komunave.
Pas këtij takimi, të dyja palët kanë vizituar edhe disa nga bizneset e suksesshme që operojnë në komunën e Gjakovës.
wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike