Ditët e para të stinës së pranverës, janë kohë e përshtatshme për vazhdimin e projekteve me vlerë për banorët e komunës tonë!
Në kuadër të projektit “Ndërtimi dhe sanimi i rrugëve me kubëza në komunën e Gjakovës”, po realizohen punimet për shtrimin e trotuareve dhe mbjelljen e fidaneve në disa rrugë të Bllokut të Ri.
Sipas dinamikës së punëve, trotuaret dhe pjesa e gjelbërimit në rrugët “Azem Hajdari” dhe “Londra” finalizohen gjatë javës së ardhshme.