Komuna e Gjakovës vazhdon angazhimin e saj në avancimin e infrastrukturës publike, përmes investimeve në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
Në këtë kuadër, kanë nisur punimet për rehabilitimin e ujësjellësit në fshatrat Dol, Lipovec dhe Gërqinë, një projekt me rëndësi të veçantë që synon përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe garantimin e një shërbimi më të sigurt dhe cilësor për banorët e kësaj zone.
Ky investim realizohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Gjakovës, Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” dhe Ministrisë së Ekonomisë, duke reflektuar përkushtimin institucional për zhvillimin e infrastrukturës esenciale dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike.
Përmes projekteve të tilla, Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuar në adresimin e nevojave të qytetarëve dhe