Kanë nisur punimet në rehabilitimin e tërësishëm të hapësirës tek ish QKMF-ja në pjesën e vjetër të qytetit.
Ky projekt parasheh shtrimin me kubëza te rrugës, rregullimin e trotuareve dhe të parkingjeve si dhe zgjidh disa probleme të vjetra infrastrukturore siç është kanalizimi i objektit të ish QKMF-së.
Me këtë projekt, që kushton rreth 177 mijë Euro, dhe me rregullimin e rrugës kryesore “Sulejman Hadum Aga” dhe “Ismail Qemajli” që është e planifikuar për vitin tjetër po e përmbyllim në tërësi infrastrukturën rrugore në qytetin e vjetër, duke mos pasur nevojë për intervenime tjera për shumë vjet në të ardhmen.