Kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Guskë. Kjo rrugë ka gjatësi 1722 metra dhe kostoja e saj kap vlerën e 130.000 eurove.
Banorët janë shprehur të kënaqur me fillimin e punimeve dhe se kjo rrugë do të iu krijojë lehtësi sidomos nxënësve të cilët vijojnë mësimet në shkollën e fshatit.