I tërë projekti për rregullimin e shtratit të lumit Krena dhe shëtitores përreth tij, do të realizohet edhe më shpejtë sesa që është planifikuar.
Sot, në praninë e Kryetarit të Komunës, Ardian Gjini, nisi faza e tretë e këtij projekti.
“Jam tejet i lumtur. Po fillojmë fazën e fundit të këtij projekti, konkretisht segmentit më të gjatë të lumit Krena. Si dy fazat e para, edhe kjo përfshin rregullimin e kanalizimit, shtratit të lumit si dhe shëtitores nga Ura e Taliqit deri tek rruga “Yllka Domi” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.