Njëri ndër projektet më të rëndësishme të infrastrukturës lokale filloi së ndërtuari sot në gjatësi totale 2731m dhe një kosto financiare që tejkalon 3.5 milion euro.
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini që e hapi këtë ceremoni të fillimit të punimeve tha që ky projekt është një investim i jashtëzakonshëm. Ai gjithashtu u shpreh që “asnjëherë nuk ka pasur vëllim kaq të madh investimesh, nuk kishim mundur të realizojmë projekte të tilla pa qeverinë.
E në anën tjetër edhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj theksoj se përpos këtyre projekteve, premtojmë që edhe përkundër skeptikëve, Autostrada e Dukagjinit do të bëhet.
Ndërkaq, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj tha që
sot fillon një arterie e nevojshme e qytetit. Ai iu është drejtuar punëtorëve dhe punëkryesit që mos bëjnë kompromise në kualitetin e ndërtimit.
Aksi rrugor “Bujar Roka” deri tek Ura e Tabakut do të jetë një projekt i cili përfshin shtigjet për ecje, çiklizëm, gjelbërim, rrugën për qarkullimin e automjeteve me dy rrethrrotullime dhe një urë që do të ndërtohet në kuadër të projektit.