Sot ka nisur një projekt tjetër infrastrukturor, gjithmonë duke respektuar masat për parandalimin e COVID-19 dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.
“Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Lipovec me atë Goden është një projekt tejet i rëndësishëm. Kjo rrugë lidh rajonin e Hasit me pikën kufitare në Dobrunë. Poashtu, krijon qasje të lehtë në pikat tona turistike, Shpellën e Kusarit dhe Majën e Kunorës” u shpreh ndër të tjera Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, i cili me bashkëpunëtorë ishte i pranishëm në nisjen e punimeve.