Idetë e fëmijëve dhe të rinjve mund të sjellin projekte të frytshme në përmirësimin e kushteve sociale.
Mundësi të tilla ofron programi “Podium”, i cili tash e disa vite organizohet nga Ymca, Uniceff dhe Komuna e Gjakovës.
Nga sot, ka nisur punëtoria tre ditore në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, ku rreth 50 të rijnë, përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuara dhe të komuniteteve pakicë, do të shprehin idetë e tyre kreative nga ku do të përzgjidhen 5 idetë më të mira, të cilat do të financohen më shumën prej 500 €, për implementim të projekteve.