Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Nis ndërtimi i shkollës së re në Demjan

Është vënë sot gurthemeli për ndërtimin e godinës së re shkollore në fshatin Demjan, një investim ky prej 2 milion eurosh i siguruar nga ministria e Arsimit. Në të njëjtën kohë, kjo shkollë është emërtuar me emrin e aktivistit dhe punëtorit të dalluar të arsimit nga kjo trevë Hamëz Cena.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe ministri i ministrisë së Arsimit Ramë Likaj, të cilët kanë thënë se ky investim është tejet i rëndësishëm për Demjanin dhe trevën e Hasit në përgjithësi.

Në fjalën e tij kryetari Gjini ka thënë se fillimi i punimeve në ndërtimin e shkollës pikërisht në ditën e Epopesë së UÇK-së, është një simbolikë e mirë, që dëshmon se përkundër shumë humbjeve dhe sakrificave që ka pësuar populli ynë, ne përsëri po lindim, po rritemi e po gjallërojmë si popull, duke pasur nevojë për shkolla të reja e rritje të mësimnxënsjes.

Nga ana tjetër, ministri Likaj ka thënë se Demjani dhe Hasi në përgjithësi gjithmonë është shquar si vatër e arsimimit dhe atdhedashurisë, prandaj po ndjehet shumë i lumtur që gjatë mandatit të tij është mundësuar ndërtimi i një godine të re shkollore në këtë zonë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike