Me promovimin e 4 veprave të shkrimtarit dhe kryetarit të Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Muharrem Kurti, ka nisur sot java e Mitingut të Poezisë, aktivitet ky që sivjet shënon përvjetorin e 55-të të organizimit.
Në hapje të këtij aktiviteti, Engjëll Berisha, nga Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” ka thënë se përkundër shumë vështirësive që ka pasur me kohën, Mitingu i Poezisë ka arritur të mbijetojë nga shuarja e gjithashtu do të arrijë të mbijetojë edhe në të ardhmen, pasi është një vlerë e ngritur nga emrat më të mëdhenj të letërsisë shqiptare.
Gjatë ditës, në kuadër të javës së Mitingut, është bërë edhe promovimi i veprës se poeteshës së re Jetlira Avdijaj, ndërsa që aktivitetet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhme me promovime të veprave tjera, deri në ditën finale me 10 maj kur edhe do të mbahet aktivitetet qendrore të mitingut.