Kanë nisur sot punimet për asfaltimin e rrugëve në fshatin Raqë të komunës së Gjakovës.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini me bashkëpunëtorët e tij, i cili me këtë rast ka thënë se komuna e Gjakovës, përmes buxhetit komunal, po mundohet të mbërrij në secilin cep të komunës, duke krijuar kushte më të mira për jetë për të gjithë banorët.
Ndryshe, rrugët në fshatin Raqë kapin një gjatësi totale prej rreth 2 kilometrash dhe do të kushtojnë rreth 130 mijë euro.