Gjakova është vendi i parë në Kosovë ku filloi testimi për prodhimin e energjisë elektrike nga biomasa.
Jemi te lumtur kur projekte të tilla finalizohen suksesshëm, sepse përmes tyre ne jemi më afër qytetarëve për krijimin e kushteve më të mira për jetesë.
Në kuadër të projektit për ndërtimin e objektit të ri të Ngrohtores së Qytetit, krahas mbështetjes së pamohueshme të Bashkimit Evropian edhe Komuna ka kryer obligimet e saj.