Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, bashkë me Zv. Shefen e Kabinetit të Kryetarit Gjini, Adea Roka, pritën në takim përfaqësues të Task Forcës Britaneze në kuadër të Kforit.
Ata biseduan për situatën aktuale në përgjithësi në Kosovë dhe në veçanti për projektet që po realizohen në vazhdimësi në Gjakovë.
Nënkryetari Fetahaj u shpreh mirënjohës ndaj shtetit britanik për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke shtuar se bashkëpunimi me këtë shtet dhe këtë Task Forcë do të vazhdojë edhe më tutje.