Për nder të ditës së Çlirimit të Gjakovës u bënë homazhe tek Lapidari “Shokët e Lirisë”.
Me këtë rast Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj mes tjerash tha se qytetarët e Gjakovës duhet të ndihen krenar sepse kanë bërë sakrifica të mëdha duke i dhënë atdheut shumë djem dhe vajza, për t’a arritur lirinë qe po e gëzojmë sot.