50 pemë të personalizuara, që mbajnë emrat e 50 grave të dalluara nga komuna e Gjakovës, janë mbjellur në parkun e madh të qytetit , në kuadër të aktiviteteve të shumta që po organizohen me rastin e 5 Qershorit, ditës botërore të mjedisit .
Këtij aksioni i është bashkëngjitur edhe kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili mes tjerash ka thënë se ky park ngadalë por sigurtë po e merr formën e vet më të mirë, për tu kthyer shumë shpejtë në një element shembull jo vetëm për Gjakovën por për tërë Kosovën.
Këto pesëdhjetë fidane u dhuruan nga OJQ “Ec ma ndryshe”.