Në fshatin Kralan u mbajt një ceremoni përkujtimore në nderim të dëshmorëve të këtij fshati, të cilët ranë gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së, duke dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Shefqet Shehu, së bashku me anëtarë të tjerë të ekzekutivit komunal, bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh në nderim të të gjithë të rënëve.
Me këtë rast u vlerësua lartë sakrifica e dëshmorëve të Kralanit, e cila mbetet një shembull i përjetshëm i guximit, atdhedashurisë dhe përkushtimit për liri, dinjitet dhe të ardhmen e vendit.
Komuna e Gjakovës shpreh respekt dhe mirënjohje të thellë për veprën e dëshmorëve dhe do të vazhdojë të kujtojë e nderojë kujtimin e tyre, duke ruajtur gjallë frymën e sakrificës së tyre në historinë dhe kujtesën kolektive të vendit.