Me nderime të larta është varrosur sot prof.dr. Masar Rizvanolli, njëri prej intelektualëve më produktiv jo vetëm për Gjakovën, por për tërë Kosovën dhe viset shqiptare.
Në një ceremoni modeste, obliguar prej situatës së krijuar nga pandemia Covid 19, fillimisht janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule pranë arkivolit me trupin e historianit të ndjerë, ndërsa në fjalimet e shkurtra mortore, është kujtuar dhe vlerësuar lartë vepra dhe kontributi i tij, qoftë në punimet shkencore nga fusha e historisë qoftë nga angazhimi i tij i madh në mbrojte të trashëgimisë kulturore në Gjakovë.
Në fjalën e tij në këtë ceremoni, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, mes tjerash ka thënë se humbja e profesor Rizvanollit është një humbje e rëndë, por ajo që e lehtëson këtë humbje është fakti se profesor Rizvanolli, ka lënë pas vetës shumë vepra të cilat do të jenë si udhërrëfyes për brezat e rijnë.