12 Gushti – Dita Ndërkombëtare e Rinisë, u përmbyll përmes eventit “Dita e Rinisë”, në ambientin e bukur të Parkut “Ali Podrimja”.
Në fjalët e tyre të rastit, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka dhe Drejtori i “Activism Roots” Ideal Zhaveli, i uruan të rinjtë për këtë ditë e cila u kushtohet atyre. Ata i falënderuan që u bënë pjesë e aktiviteteve që u shënuan këto ditë për nder të kësaj date të shënuar, por edhe i inkurajuan që asnjëherë të mos ndalen së qeni pjesë e proceseve vendimmarrëse për ta.
Në kuadër të agjendës për ditën e rinisë, këto ditë u mbajt edhe ndeshje basketbolli me karroca si dhe u zhvillua “Coffe Talk”.