Sot ka filluar zbatimi i projektit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme nën moton “N’vend t’vet!” mbështetur nga organizata Giz, Komuna e Gjakovës dhe implementim i organizatës joqeveritare Green Art Center.
Kryetari Gjini u shprehë se me këtë projekt duam të përcjellim mesazhin që të gjithë duhet të punojmë bashkë për ruajtje të ambientit sepse me kujdesin ndaj ambientit ne i shërbejmë mirëqenies sonë. Andaj kërkoj bashkëpunimin tuaj që ta mbajmë të pastër qytetin tonë. Kryetari Gjini falënderoj qeverinë Gjermane për financimin e këtij projekti.
Në qytetin e Gjakovës shpërndarja e kontejnerëve është bërë në njëzet (20) lokacione. Kontejneri i plastikës shërben për hedhjen e mbeturinave të riciklueshme si letër, karton, plastikë dhe alumin.
Qytetar i nderuar, për një mjedis të pastër, praktiko ndarjen e mbeturinave të riciklueshme!