Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Në Gjakovë mbahet takim për parandalimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive

Në Gjakovë u zhvillua takimi me Këshillin Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, në kuadër të planit të punës për vitin 2026.

Gjatë takimit u diskutua për parandalimin e dhunës në ngjarjet sportive, me fokus në qartësimin e përgjegjësive ligjore të institucioneve përkatëse dhe rolin koordinues të Këshillit në adresimin e rasteve tek organet kompetente.

Në takim mori pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, ndërsa pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të strukturuar ndërinstitucional dhe nevojën për reagim të koordinuar në trajtimin e rasteve që lidhen me sigurinë në aktivitetet sportive. Po ashtu, u evidentuan edhe sfidat dhe boshllëqet ekzistuese që kërkojnë adresim dhe përmirësim të mëtejshëm.

Me këtë rast, Nënkryetari Fetahaj konfirmoi mbështetjen e plotë të Komunës së Gjakovës për funksionimin efektiv të këtij mekanizmi, duke theksuar se siguria publike dhe promovimi i kulturës sportive janë prioritete të rëndësishme për institucionet lokale.

Takimi shërbeu gjithashtu si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse, me synim krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më pozitiv në ngjarjet sportive.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike