Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka marrë pjesë në aktivitetin “Pop Up Embassy”, aktivitet që është mbajtur në Gjakovë, i organizuar nga ambasada e Suedisë në Kosovë.
Përmes një mini – panairi të mbajtur në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, ky aktivitet ka prezantuar kulturën, traditën, bizneset dhe produktet suedeze. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe Ambasadori i Suedisë së Kosovë Jonas Westerlund, i cili ka thënë se qëllimi, përveç prezentit, ka qenë edhe lidhja e bizneseve lokale me biznesin suedez.
Nga ana tjetër, kryetari Gjini ka thënë se Gjakova pa pasur një hov të madh të të bërit biznes këto vitet e fundit, prandaj edhe kjo mundësi për bashkëpunim me bizneset suedeze është tejet e mirëseardhur.