Caritas Kosova në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, Agjensionin për Punësim, Qendrën për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” dhe Caritasin e Malit të Zi kanë zhvilluar panairin e punës në kuadër të programit “Praxis” të mbështetur nga Bashkimi Europian.
E sotmja ishte një mundësi e hapur për të gjithë të rinjët të interesuar për punësim, që të komunikojnë direkt me kompanitë dhe pozitat e hapura për punësim poashtu edhe për zhvillim të praktikave profesionale.
Drejtori Ekzektuiv, Alfred Pjetri falenderoi të gjithë akterët që ndihmuan implementinin e këtij projekti i cili ka për qëllim të krijojë mundësi të hapura mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve.
Ndërkaq Kryetari i Komunës, Ardian Gjini tha që panairi i sotëm është një plotësim mes kërkesave dhe nevojave të tregut të punës dhe se komuna do të ofrojë gjithmonë mbështetjen e saj për implementimin e këtyre projekteve që për qëllim kanë punësimin e të rinjëve.
Ndryshe, gjatë ditës u mbajtën edhe sesione informuese për orientim në karrierë.