Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, gjegjësisht drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drejtorinë e Arsimit shënuan ditën olimpike me oplimpiadën në Atletikë të grup-moshës 10 vjeçare.
Qëllimi i këtij aktiviteti është masivizimi i sportit. Kosova ka shumë mundësi që të merret me sport, andaj apelojmë tek prindërit dhe mësuesit që t’i nxisin fëmijët e tyre që të merren me sport, tha ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj.
E kryetari Gjini, pjesëmarrësve në këtë Olimpiadë iu drejtua duke iu thënë :“Dikush do të bëhet kampion, por se cili do ta kuptojmë kur zhvilloni garën. Andaj suksese!”
Në këtë olimpiadë morrën pjesë rreth 300 fëmijë të moshës 10 vjeçare nga të gjitha shkollat e Komunës së Gjakovës.
Vendin e tretë në kategorinë e djemve e morri Aulon Hoxha, të dytin Ideal Plava dhe të parin Glenis Dina. Ndërsa në kategorinë e vajzave vendin e tretë e fitoi Viona Kida, të dytin Arlinda Isufi dhe të parin Erjona Nuza.