Komuna e Gjakovës, përkatësisht drejtoria për Buxhet dhe Financa e ka filluar ciklin e Dëgjimeve Buxhetore, përmes së cilit pritet plotësimi me projekte që dalin direkt nga kërkesat e qytetarëve i buxhetit komunal për vitin 2024.
Në ditën e parë të këtij cikli, takimet janë mbajtur në regjionin e Dushkajës përkatësisht në fshatrat Bec dhe Cermjan. Para pjesmarrësve ne të dy fshatrat, buxhetin e kanë prezentuar drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj, drejtori i Bujqësisë Gani Hajdari dhe këshilltari i kryetarit Ardian Gjini, Xhavit Alijaj. Udhëheqësit komunal i kanë njoftuar banorët se buxheti total për vitin 2024 është mbi 37 milion Euro prej të cilave rreth 13 milion janë investime kapitale të dedikuara për qytetarët.