Në komunën e Gjakovës filluan së realizuari dy projekte infrastrukturore.
Njëri, kap vlerën financiare prej 186 mijë euro dhe përfshin ndërtimin-asfaltimin e rrugëve në Jabllanicë, Zhabel dhe Gërgoc. Projekti tjetër, parasheh ndërtimin-asfaltimin e tri akseve rrugore në Kralan, me vlerë financiare 140 mijë euro.
Gjatë nisjes së punimeve, Kryetari i Komunës Ardian Gjini, u shpreh se projekte të tilla janë të domosdoshme, sepse lehtësojnë jetën e qytetarëve tanë në zonat ku ata jetojnë, por edhe i’u krijojnë qasje në rrugë të tjera ekzistuese. “Në të njëjtën kohë, neve si institucion komunal, na krijohet mundësia të planifikojmë projekte të reja, të cilat e bëjnë mirëqenien e banorëve të komunës sonë edhe më të mire” shtoi ai.