Humbja e jetës së Dr. Kujtim Zarari, Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare është humbje për shëndetësinë kosovare dhe të gjithë ne.
Për shkak se ndodhemi në një situatë jo të zakonshme, në pamundësi për të qenë të pranishëm në ceremoninë mortore, stafi shëndetësor i QKMF-së dhe të gjitha QMF-ve bashkë me Drejtorin e DSHMS-së, Ferdinand Kolaj, e kanë nderuar Dr. Zararin me një minutë heshtje nga vendet e tyre të punës.
Do të jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij jetësor në shërbim të pacientëve dhe angazhimin e tij të palodhur në të mirë të institucionit që drejtoi për disa vite.