Sot në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të Skivjanit, kryetari i komunës Ardian Gjini me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule pranë lapidarit të të rënëve.
Duhet të jeni krenarë për më të dashurit tuaj, për sakrificën dhe gjakun e tyre të dhënë për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Duhet të jemi bashkë dhe të punojmë për qëllimet e një Kosovë më të mirë, tha ndër të tjera kryetari Gjini.