Është mbajtur takimi i radhës i Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore, i kryesuar nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Gjatë takimit u diskutua për koordinimin institucional, veprimet e përbashkëta në parandalimin dhe adresimin e rasteve të dhunës, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave relevante.
Kryetari Gjini kërkoi angazhim edhe më të madh nga të gjithë akterët e përfshirë, me qëllim të përmirësimit të rezultateve në parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e viktimave.
Pjesëmarrësit riafirmuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm institucional në këtë drejtim.