Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Me nderime varroset kryeprokurori Ali Selimaj

Me nderime të larta dhe respekt maksimal është varrosur sot kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës Ali Selimaj, aktivist i hershëm për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, aktivist në aktivitete kombëtare dhe mbajtës i disa funksioneve udhëheqëse për disa mandate në pushtetin lokal në Gjakovë.
Në ceremoninë lamtumirëse, të mbajtur nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjini, mes tjerash u vlerësua lartë humanizmi, atdhedashuria dhe kontributi i pashembullt i Ali Selimajt.
Në fjalën e tij, kryetari Gjini mes tjerash ka thënë se Ali Selimaj me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij gjithmonë ka qenë shembull për bashkëpunëtorët, prandaj edhe humbja e tij e hershme është goditje e rëndë jo vetëm për familjen por për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë bashkpunuar me të ndjerin.
Në emër të kolegëve të të ndjerit ka folur prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës Ramiz Buzhala, ndërsa me një telegram ngushllimi të ndjerin Ali Selimaj e ka kujtuar dhe nderuar edhe Kryeprokurori i Kosovës Aleksandër Lumezi.
Në emër të familjes ka folur i biri i Ali Selimajt, Meshari, i cili i ka felënderuar të gjithë ata që po e ndajnë dhimbjen me familjen Selimaj.
Para ceremonisë së varrimit, para arkivolit me trupin e të ndjerit janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike