Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Me nderime varroset Gurakuq Dobruna

Me nderime dhe respekt të lartë, i’u dha lamtumira e fundit bashkëqytetarit tonë, Gurakuq Dobruna, veteran i UÇK-së, artist shumëdimensional dhe së fundmi edhe Kryetar i subjektit politik “Alternativa” në Gjakovë.

Në ceremoninë e varrimit, të pranishëm ishin familjarë dhe miq të të ndjerit, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, zyrtarë komunalë dhe të institucioneve qendrore, pjesëtarë të partive politike, deputetë të Kuvendit të Kosovës, veteranë të UÇK-së, pjesëtarë të komunitetit artistik dhe qytetarë të Gjakovës.

Gjatë fjalimit para të pranishmëve, Kryetari Gjini, ka vlerësuar lartë kontributin e atdhetarit Gurakuq Dobruna, gjatë luftës së fundit për lirinë e Kosovës por edhe pas luftës, duke punuar ndershëm përmes angazhimeve të ndryshme në fushën e artit, dizajnit dhe politikës. “Gurakuqi do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona si shembulli më i mirë i një njeriu human, artisti kreativ dhe një patrioti i cili tërë jetën u angazhua për të mirën e vendit, pa kërkuar asgjë në këmbim” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.

Në mbledhjen komemorative, folën edhe Lekë Dobruna, në emër të familjes, Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci dhe në emër të komunitetit artistik, Gemb Xërxa.

Humbja e parakohshme e Gurakuq Dobrunës në moshën 53 vjeçare, është humbje për të gjithë Gjakovën. Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë, ndershmërinë, patriotizmin dhe ndërgjegjen e lartë qytetare që e shprehte përmes veprave artistike të cilat do të jetojnë gjithmonë me ne.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike