Gjakova festoi ditën e çlirimit, ditën e ringjalljes dhe të rikthimit.
Në këtë ditë, që është festa më e madhe për komunën tonë duhet të kujtojmë kontributdhënësit e luftëtarët, invalidët që lanë gjurmët e dëshmorët, heronjtë e martirët që dhanë jetën për këtë ditë.
Por, në këtë ditë, mbi të gjitha duhet të kujtojmë e të mos e harrojmë asnjëherë ndihmën e kontributin e aleatëve tanë, Amerikës e NATO-s.
Pa ta, sot mesiguri do të ishim ende në luftë.
Të gjithë qytetarëve të komunës së Gjakovës, ju urojmë ditën e Çlirimit. Festoni e gëzojuni kësaj dite, por kurrë mos harroni ku kemi qenë e si kemi ardhur deri këtu ku jemi sot.