Me rastin e 9 Prillit – Ditës së fillimit të Betejës së Koshares, u bënë homazhe në nderim dhe kujtim të dëshmorëve të lirisë, të cilët me sakrificën e tyre dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në rrugën drejt çlirimit të Kosovës.
Beteja e Koshares mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të luftës çlirimtare, duke simbolizuar guximin, vendosmërinë dhe sakrificën e luftëtarëve që thyen kufirin ndarës dhe hapën rrugën drejt lirisë.
Në këtë ditë përkujtimore u nderua heroizmi i të gjithë atyre që ranë për atdheun, duke lënë pas një trashëgimi të përhershme të atdhedashurisë dhe përkushtimit për liri.
Komuna e Gjakovës shpreh respekt dhe mirënjohje të thellë për të gjithë dëshmorët dhe luftëtarët e Betejës së Koshares, duke ruajtur me krenari kujtimin dhe veprën e tyre në historinë e Kosovës.
Lavdi dëshmorëve të lirisë!