Në këtë datë të shënuar dhe në çdo ditë tjetër të vitit, kujtojmë dhe përulemi para atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë që jetojmë sot!
Në mëngjesin e ditës së sotme, për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, kanë bërë homazhe tek Lapidari “Shokët e Lirisë”.
“Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është një nga ditët më të jashtëzakonshme dhe më të mëdha për gjithë popullin shqiptar” deklaroi ndër të tjera kryetari Gjini.