Në nderim të epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në nderim të heronjve e dëshmorëve të atdheut, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule tek varrezat dhe memorialët e dëshmorëve në Gjakovë, Gllogjan, Shqiponjë ish – Jabllanicë, Koshare, Smolicë, Hereq, Rogovë, tek Memoriali “Shokët e Lirisë”, tek shtatorja e heroit Agron Rama e të tjera.
Në një ditë kaq emblematike, në të cilën shënohet sakrifica më sublime për liri dhe pavarësi, nuk ka se si të mos përkujtohet secili hero e dëshmor që me rënien e vet heroike u bënë pjesë e themelit të shtetit të Kosovës.
Nder e respekt i përjetshëm për heronjtë e dëshmorët tanë!