Është mbajtur sot takimi i radhës i Shtabit Emergjent në komunën e Gjakovës, në të cilin u pasqyrua gjendja aktuale me pandeminë Covid-19 dhe u përmenden hapat konkret në vazhdimin e betejës kundër kësaj pandemie.
Pas raportimit të të gjithë akterëve të përfshirë në luftën kundër Covid-19, o konstatua se gjendja është nën kontroll, ndërsa ditëve të fundit ka shenja të përmirësimit të situatës.
Në këtë drejtim, duke rikujtuar se këto janë momente të rëndësishme dhe delikate, kryetari i komunës Ardian Gjini ka kërkuar nga të gjithë që të vazhdohet puna me syqeltësi dhe rigorozitet, në mënyrë që situate të përmirësohet edhe më tej.
Në këtë fazë, u tha se rëndësi më e madhe do t’i kushtohet vijueshmërisë sa më të sigurte të procesit mësimor, duke realizuar vizita dhe inspektime nëpër shkolla, në mënyrë që fillimi i vitit shkollor të mos bëhet shkak i rritjes së numrit të të infektuarve.
Nga ana tjetër, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare po vazhdon testimi serologjik për punëtorët e sektorit të arsimit shëndetësisë dhe të administratës komunale gjë e cila gjithashtu po ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit.