Shtabi Emergjent për Menaxhimin e COVID-19, ka zhvilluar mbledhje të rregullt. Në të është diskutuar për gjendjen aktuale në komunën e Gjakovës dhe angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve relevante për aplikimin e vendimeve të marra nga Qeveria e Kosovës.
Numri i rritur i të infektuarve është shqetësues dhe gjendja tashmë është rënduar. Komuna e Gjakovës është në pjesën e Zonës së Kuqe, gjë që na kategorizon si komunë me rrezikshmëri të lartë. Anëtarët e Shtabit Emergjent apelojnë që personat e testuar dhe ata të konfirmuar pozitiv me COVID 19, të qëndrojnë të izoluar në të kundërtën shkelja e këtyre rregullave paraqet vepër penale.
Policia e Kosovës dhe Inspektorati do të monitorojnl në vazhdimësi gjendjen e respektimit në tërësi të Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID -19.
Gjithashtu apelohet për durim deri në fillimin e zbatimit të planit shtetëror për vaksinim.