Është mbajtur sot mbledhja e 4-të për vitin 2021 e Komitetit për Politikë e Financa. Sipas Rendit të Ditës, të propozuar nga kryesuesi Anton Shala, në këtë takim është diskutuar për Shpërndarjen e Rezervës Buxhetore Komunale për Vitin 2021 si dhe është dhënë Informata Periodike Financiare për periudhën Janar – Mars 2021. Të dy këto pika janë prezantuar nga drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj.
Nga ana tjetër, drejtori i drejtorisë për Shërbime Publike Shkumbin Kastrati është prezantuar për shqyrtim draft Rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave në Territorin e komunës së Gjakovës si dhe draft Plani Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave në komunën e Gjakovës 2021 – 2025.
Ndërkohë, nga drejtori i drejtorisë për Punë Inspektuese Fazli Hoxha, është prezantuar draft – Rregullorja për plotësimin e kushteve higjienike dhe sanitare për lokalet afariste.
Të gjitha këto draft – dokumente kanë kaluar për shqyrtim të mëtejmë dhe për miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës.