Është mbajtur mbledhja e tretë për vitin 2021 e Komiteti për Politikë e Financa (KPF) në komunën e Gjakovës.
Në bazë të Rendit të Ditës, të propozuar nga kryesuesi Anton Shala, si pikë kryesore ka qenë prezantimi i Informatës Financiare Komunale për periudhën Janar – Dhjetor 2020, informatë kjo e cila është dhënë nga drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj. Pas diskutimit, kjo pikë ka kaluar për diskutim të mëtejmë në Kuvendin Komunal.
Pikë tjetër e këtij takimi, po ashtu ka qenë nga sektori i financave me ç ‘rast është diskutuar dhe është bartur për diskutim të mëtejmë në mbledhjen e Kuvendit Komunal edhe bartja e të hyrave vetanake të pashpenzuara nga viti fiskal 2020 në buxhetin e vitit 2021.