Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet takimi i radhës i Komitetit për Komunitete

Komiteti për Komunitete në Komunën e Gjakovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën takim nga udhëheqësi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, Armend Behluli, është dhënë raporti i kësaj zyre, në të cilën është bërë e ditur se është marrë iniciativa për zhvendosjen e disa familjeve minoritare nga fshati Neticë, dhe afrimi i tyre me qendrat të ndryshme të shërbimeve publike, pasi edhe ashtu gjendja e tyre ekonomike dhe sociale është shumë e rëndë. Nga z.Behluli janë dhënë edhe informata të tjera për punën e tyre të përditshme që kjo zyrë kryen konform kompetencave dhe përgjegjësive.
Ndërkaq, Shkumbin Kastrati, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike ka folur për gjendjen aktuale dhe rrezikun nga mbeturinat në lagjen “Ali Ibra”, ku është vënë në spikamë problemi i grumbulluar që dymbëdhjetë vite e ku përkundër faktit se është stacion transfer janë të deponuara me mijëra mbeturina. Drejtori Shkumbin Kastrati ka bërë të ditur se javë më parë me kërkesë të Komunës nga tri kompani private është intervenuar në pastrimin sipërfaqësor të mbeturinave, por për shkak të mos posedimit të mjeteve të duhura teknike është kërkuar asistencë nga KFOR-i dhe FSK-ja. Djegia e mbeturinave që paraqet problem të veçantë ka qenë një ndër informatat tjera të cilat i ka dhënë drejtori Shkumbin Kastrati, ku ka njoftuar se nga kryetari Ardian Gjini zyrtarisht i është kërkuar Policisë së Kosovës që të nisë hetimet rreth këtyre zjarreve, pasi dyshohet se ka edhe zjarrvënie të qëllimshme. Në takim është bërë e ditur se problemi i mbeturinave dhe djegia e tyre në lagjen “Ali Ibra” është në fokusim permanent të qeverisjes lokale për zgjidhjen e këtij problemi të akumuluar.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike