Është mbajtur takimi i radhës i Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje, qëllimi i të cilit ishte rishqyrtimi i Draft Planit te Veprimit kundër dhunës ne familje ne komunën e Gjakovës.
Gjatë diskutimeve të shumta në mes të anëtarëve, u dhanë rekomandimet e fundit lidhur me këtë plan, për të vijuar më tutje procesin e jetësimit të tij.
E pranishme në këtë takim ishte edhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Adelina Shehu Kola.