Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Komisionit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e cila është kryesuar nga kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.
Nga drejtoria për Arsim është raportuar për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/23. DKA ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin sa më të mirë të vitit të ri shkollor, ani pse ky proces ka filluar me vonesë për shkak të grevës së mësimdhënësve. Gjatë këtyre përgatitjeve vlen të përmenden disa të arritura, përmes së cilave synohet të përmirësohet edhe më tej procesi mësimor. Dollapë individual për të gjithë nxënësit, ndërtim i çerdheve të reja dhe ngritje të kapaciteteve për më shumë se 150 fëmijë në çerdhet publike, përmirësim i formatit të transportit të nxënësve – përfshirje e të gjithë nxënësve në transport, janë disa nga pikat të cilat janë realizuar ose po punohet në realizimin e tyre.
Diskutim i veçantë në këtë temë, ishte propozimin i kryetarit Gjini, përkrahur edhe nga asociacioni i komunave, drejtuar MASHT për kompensimin e orëve të humbura gjatë ditëve të punës e jo gjatë
Fundjavave. Sipas kryetarit Gjini kjo është e domosdoshme të ndodhë për shkak të mbingarkesës së prindërve, nxënësve dhe buxhetit komunal.
Pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe gjendje e pas vërshimeve në komunën e Gjakovës me datë 17 Shtator 2022. Nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është raportuar se komisionet për vlerësimin e dëmeve e kanë kryer vlerësimin si dhe kanë dorëzuar raportet në ministritë përkatëse.