Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e fundit për mandatin katër vjeçar. Në këtë mbledhje si pikë e parë e rendit të ditës ishte raporti për çështjen e sigurisë në Komunën e Gjakovës të cilën e referoi Major Milazim Lumi, komandant i Stacionit Policor në Gjakovë ndër të tjera theksoi se: “Gjendja e sigurisë në komunën e Gjakovës është stabile. Ai gjithashtu bëri thirrje që të zbatohen masat anti-covid sepse numri i gjobave të shqiptuara mbetet ende i lartë.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Afërdita Spahija Shllaku para anëtarëve të KKSB-së raportoi edhe për situatën me pandeminë COVID-19 e cila ndër të tjera tha që numri i dozave të administruara të vaksinimit është 97.440. Ajo gjithashtu theksoi se gjatë javës së ardhshme do të filloj imunizimi me vaksinat anti-covid edhe për grupmoshat 12-18 vjeç, gjithmonë me autorizim të prindit apo kujdestarit ligjor.
Në pikën e fundit të rendit të ditës, është diskutuar rreth shqetësimit lidhur me rastin e fundit të një qytetari nga komunitet. Kryetari i Komunës, Ardian Gjini së bashku me anëtarët e KKSB-së dënuan veprimet e tilla dhe poashtu bën thirrje për sensibilizimin serioz të shoqërisë, që në të ardhmen raste të tilla mos të përsëriten.