Me organizim të Zyrës së Kryesueses dhe Komitetit për Politikë dhe Financa, është mbajtur takimi i fundit i Dëgjimeve Buxhetore për buxhetin e vitit 2023.
Qytetarët pjesëmarrës, kanë prezantuar kërkesat dhe rekomandimet e tyre, e të cilat kanë marrë përgjigje nga drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe shumica e anëtarëve të KPF-së nga pozita dhe opozita.