Janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për organizimin e Panairit të Punës, aktivitet ky që do të mbahet në pallatin e Sporteve “Shani Nushi” me datë 15 mars.
Kjo është bërë e ditur sot në Sesionin Informues që organizatorët e kanë mbajtur për të dhënë shpjegimet dhe të gjitha informacionet e nevojshme para akterëve të interesuar për të qenë pjesë e këtij panairi.
Përfaqësues nga komuna e Gjakovës, ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencisë për Punësim dhe GIZ-it gjerman, kanë thënë para të pranishmëve se panairi i punës do të jetë një mundësi e mirë që përveç punësimit të drejtpërdrejtë, të krijojë edhe mundësi tjera, përfshirë këtu praktikën në punë, trajnimin në vendin e punës si dhe trajnimin e trajnerëve nëpër kompani të ndryshme.