Grupi i grave të kuvendit komunal, anëtarët e komitetit për barazi gjinore dhe komitetit konsultativ për personat me aftësi të kufizuara kanë marrë pjesë në seminarin mbi objektivat e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe standardet e barazisë gjinore në nivel lokal.
Aktiviteti që u organizua nga nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ishte pjesë në mbështetje të fushatës “16 ditë aktivizim kundër dhunës me bazë gjinore” dhe Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.