Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Mbahet mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal për vitin 2022.

Është mbajtur sot mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal për vitin 2022.
Mbledhja filloi me dhënien e betimit të asamblistit të ri nga radhët e PSHDK-së, Ardian Nushi, pas dorëheqjes së anëtarit Robert Marjakaj.
Pikë e rendit të ditës ishte edhe pyetje për ekzekutivin, ku asamblistët morën përgjigje nga i pari i Komunës, Ardian Gjini, lidhur me çdo pyetje apo kërkesë që ata patën.
Gjatë mbledhjes, u miratua propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale-byfetë në shkolla, pasi që iu ka kaluar afati 5 vjeçar i dhënies në shfrytëzim .
Në përputhje me ligjin, u formua dhe komisioni mbikëqyrës për këtë propozim-vendim, në përbërje prej 5 anëtarësh: Kosovar Alija dhe Adelina Shehu Kola- përfaqësues të ekzekutivit, Mustafa Domi dhe Teuta Pallaska Milla- përfaqësues të Kuvendit si dhe Idriz Daci, nga shoqëria civile.
Unanimisht u miratua edhe Propozim-vendimi për ndryshimin e vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale-parkingu.
Gjatë takimit u shqyrtua raportit Final Financiar i Komunës së Gjakovës për vitin 2021, i cili u prezantua nga Drejtori për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj . Nga drejtori Halilaj u prezentua edhe bartja e mjeteve te pa shpenzuara buxhetore të të hyrave vetanake nga viti fiskal 2021, bartje e cila gjithashtu është miratuar nga kuvendarët.
Gjithashtu, u prezantua edhe Raportin vjetor i punës për vitin 2021, nga Menaxheri i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kushtrim Brahimaj.
Si pikë e fundit e rendit të ditës u diskutua tema “Mekanizmi për mbrojtjen e fëmijëve kundër dhunës në shkolla.”
wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike