Është mbajtur mbledhja e tetë e Kuvendit të Komunës së Gjakovës.
Nga pikat e rendit të ditës të propozuara nga ekzekutivi komunal dhe kryesuesja e Kuvendit Arbënesha Kuqi, ajo që ka marrë pjesën kryesore të takimit ka qenë diskutimi për buxhetin e vitit 2024, dokument i cili është prezentuar nga drejtori për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj.
Pas shumë diskutimeve, me 21 vota për, 12 kundër dhe asnjë abstenim buxheti është miratuar nga kuvendarët.
Vlen të përmendet se buxheti komunal për vitin 2024 është 37,483,964 Euro.
Kuvendi gjithashtu e ka miratuar edhe kërkesën e drejtorisë së Urbanizmit për dhënien në shfrytëzim të pronës publike për vendosjen e stabilishmenteve shpërndarëse të rrjetit elektro – energjetik të tensionit të mesëm dhe të ultë.
Në këtë takim është dhënë edhe informata mbi fillimin e vitit shkollor, informatë e cila është dhënë nga drejtoresha e Arsimit Eranda Kumnova – Baçi.
Si pikë e zakonshme e rendit të ditës ka qenë edhe pyetjet për ekzekutivin, pyetje të cilat kanë marrë përgjigje nga kryetari i komunës Ardian Gjini dhe drejtorët komunal.